“I dhunuan vëzhguesen në 13 qershor”; Agron Shehaj mbështet dhe demokratët e përjashtuar: Do jem me ju deri në fund
Agron Shehaj, i cili renditej si kandidat për kryetar të PD në zgjedhjet e 13 qershorit ka folur për rastin e dhunimit të vëzhgueses së tij nga Kryetari i degës nr.5 në Tiranë.
Shehaj tha se demokratia Enkeleda Cela u përzu nga qendra e votimit sepse ishte vëzhguese dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë. Në një postim në Facebook, shkruan se do të qëndrojë pranë të gjithë demokratëve të përjashtuar nga e drejta për të votuar deri në fund në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.
“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë.