AktualitetTë fundit

Ambasadorja Kim: Presidenti Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe trafikimi i qenieve njerëzore janë kërcënim jo vetëm pë AHBA-në

OSBE në Tiranë organizon sot në Tiranë konferencën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”.

Në këtë konferencë marrin pjesë kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco; Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko; ambasadorja suedeze kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Anna Ekstedt; përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Valiant Richey; ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim; ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim ka theksuar se korrupsioni dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën dhe këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti Joe Biden, nëpërmjet një dekreti.

‘’Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipërisë për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë kundër abuzimit me të drejtat e njeriut që ata të jenë pas hekurave. SHBA synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Kush kryen trafik qeniesh njerëzore i ndalohet hyrja në SHBA. Integroni viktimat e trafikimit ne shoqëri, dërgojini trafikuesit në burg. Edhe nëse keni vizë ajo nuk do ju hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore SHBA do të ndërmarrë veprime për pronën tuja nëse ka lidhje me SHBA-në, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv.

Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe është në prag të hapjes formale të negociatave me BE-në, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha ambasadorja.

Në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu edhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco; Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko; ambasadorja suedeze kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Anna Ekstedt; përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Valiant Richey dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

 

Fraksion.com