Izraeli nis sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake të Hamasit: Merr fund armëpushimi
Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore kundër bazave ushtarake të Hamasit në Gaza, në shenjë hakmarrjeje pas disa balonave zjarr-ndezëse të lëshuara nga militantët e Hamasit. Shpërthimet u dëgjuan në Gaza në orët e para të së mërkurës.
Disa balona zjarr-ndezëse u hodhën nga Gaza në Izrael më herët të martën duke shkaktuar zjarre të shumta, raportojnë autoritet në Izarel.
Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se balonat ndezëse të nisura më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në fusha nga komunitetet në Izraelin jugor.
Ky ishte shpërthimi i parë më i madh që pas armë pushimit të shpallur me 21 maj, pas 11 ditësh luftimesh midis të dy palëve.
Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e saj luftarakë kishin goditur bazat ushtarake të operuar nga Hamas në Khan Younis dhe Gaza City.
Nuk bëhet e ditur nëse sulmet ajrore kanë shkaktuar ndonjë lëndim.
Një zëdhënës i Hamasit tha në një deklaratë në Tëitter se palestinezët do të vazhdojnë të ndjekin “rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta” në Jeruzalem.
Ky është sulmi i parë i dhunshëm që kur qeveria e re e koalicionit izraelit erdhi në fuqi të dielën, e kryesuar nga Naftali Bennett dhe duke i dhënë fund drejtimit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.
Fraksion.com