“Basha lista të fshehta të PD si organizatë terroriste”; Zgjedhjet në PD, Harxhi: U votua me foton e Bashës në mur si….! Ristani: PD, jashtë shtratit ligjor! Imami…
Grupimi ‘Për PD-në’ ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar një sërë arsyesh se përse Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të PD përmes një procesi me shkelje të mëdha.
Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetar të PD-së nënvizoi faktin se mijëra anëtarë të PD nuk u lejuan të votonin , ndërkohë që mijëra u përjashtuan nga listat fare.
Harxhi tha se janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve. Teksa evidentoi një numër shkeljesh të kryera në procesin zgjedhor brenda PD-së, Harxhi tha se atyre nuk u është vënë në dispozicion lista e anëtarësisë. Po ashtu Harxhi tha me tej se në disa qendra votimi është votuar pa kartë anëtarësie, ndërkohë që disa komisionerë janë kërcënuar.
‘Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijera demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor janë bërë anëtarë të rinj. Disa kanë votuar vetëm me një kontrabilet për të votuar. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitet e procesit zgjedhor.’- tha Harxhi.
Ristani: Aktualisht PD është jashtë shtratit ligjor, ta kthejmë brenda ligjit! Ndryshimet statutore nuk janë paraqitur në gjykatë
Kryetari i Komisionit të Apelimit brenda Partisë Demokratike, ish-Sekretar i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani, është shprehur sot se aktualisht PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka zbatuar ligjin ‘Për partitë politike’ dhe nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në statut.
“Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendose në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë. Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë. PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor”, tha Ristani.
Kjo pasi sipas Ristanit anëtarë të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar, nuk kanë mundësi ankimimit, kjo pasi gjykata brenda partisë që shqyrton ankesat ka vetëm kryetarin.
‘Kanë të drejtën kushtetuese që t’u jepet një vendim i arsyetuar se pse ty zotëri të mohohet e drejta për t’u zgjedhur çdo shkelje statutore i jep mundësinë çdo anëtari që të ankohen kundër shkeljes statutore. Është një komision që merr përsipër të gjykojë ankesat për shkeljet satutore. Është kompetencë e Gjykatës së partisë. Por çfarë ndodh, gjykata ka vetëm anëtari dhe nuk anëtarët. Nuk realizon dot shqyrtimin e ankimeve. Mohon të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Të heq të drejtën e ankimit, rrjedhimisht një proces që është në kufij të pavlefshmërisë absolute. Për mua është absolutisht i pavlefshëm.’- tha Ristani.
Arben Imami: Basha i mban të fshehta listat e partisë si të ishte organizatë terroriste apo komuniste
Arben Imami, ish ministër i PD, themelues i kësaj force politike, akuzoi Lulzim Bashën se i mban të fshehta listat e partisë sikur PD të ishte organizatë terroriste.
“Në vitin 2017 z. Basha ka marrë 25000 vota më pak se në vitin 2021 dhe arsyeja është se zgjedhjet e para 4 vitesh kanë qenë totalisht të montuara. Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes. Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë”, tha Imami.
Fraksion.com