AktualitetTë fundit

Tmerr në një shkollë në Belgjikë, shqiptari ther me thikë një tjetër

I zuri pritë pranë shkollës, shqiptari në Belgjikë ther për vdekje partnerin e ri të ish-gruas, ‘film horror’ përpara të miturve.

Banorët e një lagjeje në Antw.erpen të Belgjikës janë tmerruar nga skena frike kur një burrë u afrua tek oborri i shkollës, nxori një thikë dhe qëlloi me të një burrë që qëndronte mbi biçikletë.

Ndërsa viktima binte poshtë, autori, krejt gjakftohtë largohej qetësisht nga shkolla duke pritur diku më tutje që të dorëzohej për policinë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Waterbaan në Deurne-Zuid ku 48 vjeçari  shqiptar që shihni në foto, Betim A., akuzohet se ka vrarë me thikë partnerin e ri të ish-gruas së tij para shkollës në Antwerpen të Belgjikës, raporton noa.al duke cituar gazetën vendase Het Nieuwsblad.

Viktimë e krimit ka mbetur 52-vjeçari Ismet Osmanaj i cili u godit me thikë pesë herë dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia belge tha se kreu arrestimin e autorit të dyshuar, Betim A., 48-vjeç.

Dëshmitarë të ngjarjes ishin disa burra e gra, prindër që prisnin të merrnin fëmijët e tyre pas shkolle.

Pamje nga vendngjarja

Ata treguan për mediat lokale, momentet e panikut kur panë një burrë me thikë që afrohej për të therur një burrë tjetër.

Momenti pasi viktima ra nga biçikleta për shkak të goditjes së parë, ishte i rëndë sipas përshkrimit të dëshmitarëve: “drejtuesi i biçikletës qëndronte i shtrirë në tokë, ndërsa autori u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë.”

Ndonëse Betimi nuk bëri asnjë veprim tjetër, pasiguria e njerëzve përreth ishte e madhe.

Hetimet që pasuan arrestimin e të dyshuarit, zbardhen se Betim A., kishte vrarë partnerin e ri të ish gruas së tij. I ndjeri kishte shkuar në shkollë të merrte fëmijët e të dashurës së vet, por vdiq para se ti çonte në shtëpi.

Fraksion.com