AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm përshëndet ofertën e Spanjës për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të hënën (14 qershor 2021) falënderoi kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për ofertën për të pritur Samitin e NATO-s 2022 në Spanjë.

“Eshtë një mundësi e shkëlqyer për të shënuar dyzet vjetorin e anëtarësimit tuaj”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Në samitin tonë në Spanjë vitin e ardhshëm, udhëheqësit e NATO-s do të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës sonë” tha Sekretari i Përgjithshëm në fund të Samitit të NATO-s 2021.

 

Fraksion.com