AktualitetPolitikëTë fundit

Nishani: Situata aktuale e PD-së, më e keqja që prej themelimit të saj

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, e cilësoi situatën aktuale të Partisë Demokratike, si më të keqen që ka përjetuar PD-ja që prej themelimit të saj, përpara 30 vitesh.

Në një intervistë televizive, Nishani tha se ekziston një potencial i lartë risku që Partia Demokratike të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës.

“Sot PD ka një zbehje të madhe të raporteve të saj me qytetarët. PD sot është në një situatë më të keqe se kurrë më parë në të gjithë historinë e saj 30-vjeçare që nga krijimi. Kur ka qenë ndonjëherë rasti që PD të jetë tre mandate rresht në opozitë dhe me një potencial risku të lartë të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës, cilatdo qofshin ato dhe kurdo që të bëhen”, tha Nishani.

 

Fraksion.com