AktualitetNATO/BETë fundit

NATO dhe Luksemburgu rritin ndërgjegjësimin mbi situatën e hapësirës së Aleancës

Mbështetur nga Luksemburgu, NATO ka në plan të zhvillojë një Kapacitet të Ndërgjegjësimit të Situatës Hapësinore që do t’i sigurojë Selisë së NATO-s një vetëdije më të qartë situative të hapësirës.

Në Samitin e Brukselit të 14 Qershorit, NATO dhe Luksemburgu nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për të zhvilluar një Sistem Strategjik të Ndërgjegjësimit të Situatës Hapësinore (3SAS) në Seksionin Gjeohapësinor të Qendrës së Situatës në Selinë e NATO-s. Me 6.7 milion Euro financim nga Luksemburgu, kjo aftësi do të lejojë Aleancën të kuptojë më mirë objektet hapësinore dhe ngjarjet hapësinore, dhe efektet e tyre në të gjitha fushat. Projekti do të mbështesë Qendrën Hapësinore të NATO-s themeluar në Gjermani në vitin 2020.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit me Ministrin e Mbrojtjes të Luksemburgut, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană theksoi ndryshimet rrënjësore të fundit në fushën e hapësirës. Hapësira po bëhet më e mbingarkuar, më e diskutueshme dhe më konkurruese. NATO ishte forumi i duhur për Aleatët për të shkëmbyer informacion, për të rritur ndërveprimin dhe për të koordinuar veprimet në hapësirë. Z. Mircea Geoană falënderoi Luksemburgun për kontributin e tij, duke demonstruar rëndësinë e përhershme të Luksemburgut si një Aleat.

Në Samitin, udhëheqësit Aleatë nënvizuan rëndësinë e hapësirës për fushat operacionale të NATO-s. Aleatët ranë dakord për të forcuar ndërgjegjësimin e tyre të fushës hapësinore dhe për të integruar më mirë hapësirën në aktivitetet e Aleancës, duke përfshirë trajnime dhe ushtrime, qëndrueshmëri dhe përpjekje inovacioni.

 

Fraksion.com