“Mbretëresha Geraldinë bën pazar buzë rrugës në Norvegji”; Fotografia e rrallë e 1939-ës
“Life” ka botuar, në muajin korrik 1939, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë duke bërë pazar në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Zotërinj:
Gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Norvegji, ish-mbreti dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë janë pare shpesh në publik.
Ish-Mbretëresha Geraldinë është shumë e dhënë për të bërë pazar. Megjithë bagazhet e shumta që ajo solli nga Tirana, iu deshtën 25 të tjera për të marrë suveniret që ajo bleu në Suedi dhe Norvegji.
Gjatë një udhëtimi me motor në Norvegji, ajo u ndal buzë rrugës për blerë disa pantofla të bëra prej lëkure fokash, të zbukuruara me lepur të bardhë.
Unë shkrepa këtë fotografi të saj duke bërë pazar.
Henning Sinding-Larsen
Oslo, Norvegji
Fraksion.com