AktualitetTë fundit

Humbin jetën dy elektriçistë në Roskovec: Bien nga shtylla e tensionit të lartë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Jagodinë në Roskovec. 2 elektriçistë kanë humbur jetën teksa po punonin pasi janë dëmtuar nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë. Kanw humbur jetën tragjikisht Gjergji Duka, 50 vjeç, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç.

“Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com