AktualitetPolitikëTë fundit

Bujar Nishani: PD ka përjashtuar brenda tre muajsh gati 30 mijë anëtarë

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani u shpreh për euronews.al se janë hequr nga lista e anëtarëve të partisë, ata persona, të cilët sipas tij kanë manifestuar sjellje kundër Bashës.

“Janë lënë në lista njerëz, të cilët….. ose më saktë janë hequr nga lista persona që konsiderohen potencialisht kundër Bashës. Kemi në qarkun e Korçës, kam marrë me dhjetëra mesazhe, që kryetarë seksionesh, që janë sot drejtues dhe nuk janë lënë në listë”, tha ai.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Nishani theksoi se në tre muaj janë hequr nga lista e PD-së më shumë se 30 mijë anëtarë. Ai theksoi se z. Basha nuk e ka më legjitimitetin të drejtojë Partinë Demokratike.

“PD nëse ka përjashtuar brenda tre muajsh gati 30 mijë anëtarë ky është një fakt dhe sot kryetari i PD ka marrë mandat duke marrë mbështetjen e 30% të anëtarëve të PD dhe kështu nuk mund të kesh legjitimitet”, theksoi Nishani.

 

Fraksion.com