AktualitetSportTë fundit

“Të q**** mamanë shqiptare”; Skandal në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut

I pari është serb, por luan me kombëtaren austriake; i dyti është shqiptar, por përfaqëson fqinjin tonë juglindor.

Në një duel për topin, Bejtullai e përplasi keq sulmuesin austriak dhe e dëmtoi. Loja vazhdoi, por Arnautovic e ruajti inatin.

Kur shënoi golin e tretë për kombëtaren e tij, në delirin e festës, ai shpërtheu në ofendime ndaj mbrojtësit shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ofendimet i lëshoi në serbisht.

Mediat serbe kanë “përkthyer” atë që nxori nga goja Arnautovic, gojën e të cilit u mundua ta mbulonte kapiteni Alaba, i vetëdijshëm se mund të dënohet nga UEFA.

Sipas medias serbe, teksa po festonte golin e tretë dhe të “nokaut”-it të Maqedonisë së Veriut, Arnautovic e shau Bejtullain nga mamaja, duke iu drejtuar me fjalët: “Të q**** mamanë shqiptare”.

Rasti në fjalë i  bërë publik nga mediat serbe, me shumë mundësi do të merret parasysh dhe nga UEFA e cila nuk i lejon thirrjet etnike në fushën e lojës. Marko Arnautoviç është futbollist me origjinë serbe, por që përfaqëson Austrinë në nivel kombëtaresh.

https://youtu.be/IdxaG41ofQQ

 

Fraksion.com