Sekretari i Përgjithshëm hap eventin: “NATO 2030 në Bruksel Forum”
Sot (14 qershor 2021), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg hapi veprimtarinë “NATO 2030 në Bruksel Forum”. Ai tha se Samiti i NATO-s do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona transatlantike dhe do të demonstrojë rëndësinë e Evropës dhe Amerikës së Veriut që qëndrojnë së bashku.
Duke folur me Deborah Haynes, redaktore e punëve të jashtme të Sky News, Sekretari i Përgjithshëm tha se udhëheqësit e Aleatëve do të bien dakord “për një axhendë ambicioze të ardhme të NATO-s 2030, e cila ka të bëjë saktësisht se si të vazhdohet të përshtatet NATO”. “Për sa kohë që ne po ndryshojmë dhe përshtatemi, NATO do të mbetet si aleanca më e suksesshme në histori”, shtoi ai.
Bashkëpritur nga NATO dhe Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara, “NATO 2030 në Bruksel Forum”, përmban diskutime të nivelit të lartë së bashku me Samitin e NATO-s. Eshtë dita e hapjes për Forumin vjetor të Brukselit të GMF, i cili zhvillohet gjatë gjithë kësaj jave (14-18 qershor).
Fraksion.com