AktualitetTë fundit

Kuvendi në seancë plenare; Raportet vjetore të institucioneve të Drejtësisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen dhe miratohen raportet vjetore të disa institucioneve të reja të drejtësisë.

Kështu, Kuvendi shqyrton raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, si dhe raportin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po për këtë çështje.

Po ashtu, pritet shqyrtimi dhe miratimi i raportit të veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhge Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.

Në rendin e ditës janë dhe disa akte normative dhe projektvendime.

 

Fraksion.com