Basha siguron mandatin e tretë; Nishani: Vazhdon projekti për të rrënuar PD-në
Partia Demokratike do të shpallë paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.
Nga rezultatet paraprake Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.
Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.
Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 41.095 anëtarë të partisë, ose 54.7%. Nga 40.674 vota të vlefshme, 32.882 vota janë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6.038 vota. Edith Harxhi numëron 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 763 vota.
Procesi i votimit, është kritikuar nga të tre konkurrentët, që garojnë përballë Bashës, që prej nisjes së tij.
Fatbardh Kadilli, pasi votoi, tha se gara është e pabarabartë. Agron Shehaj reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e tij po përjashtohen, po ndalohen ose po pengohen të monitorojnë procesin e votimit.
Kandidatja Harxhi u shpreh se procesi ka pasur parregullsi të mëdha, ndërkohë që shumë anëtarë nuk gjejnë emrat në parti.
Kurse Bujar Nishani tha se “Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në.
Në debatin mes kandidateve u përfshi edhe ish kryeministri Sali Berisha, flet për rikthim në PD, i cili tha “Jam konsistent në deklaratat e mia.
Fraksion.com