AktualitetPolitikëTë fundit

Basha falënderon demokratët për mbështetjen: Do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi sot demokratët për mbështetjen, pas zgjedhjes për të tretën herë në krye të PD-së.

Basha tha se demokratët do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, – tha Basha.

Lulzim Basha në zgjedhjet e zhvilluara dje në PD mori 32882 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 781 vota, Edit Harxhi 983 vota dhe Agron Shehaj 6038 vota.

 

Fraksion.com