AktualitetTë fundit

Aksident i trefishtë në rrugën Fushë Krujë-Tapizë, 4 të lënduar mes tyre edhe dy foshnje! Arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me iniciale A.V është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është përfshirë në një akisident të trefishtë ku kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy foshnje.

32-vjeçari banues në Fushë Krujë, ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T.

Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Fraksion.com