”Washington Post”: Zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB maja e arritjeve
Zgjedhja e pesë vendeve, ndërmjet të cilave edhe Shqipëria, si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB me një mandat dy vjeçar, është komentuar si një moment me rëndësi të veçantë nga media ndërkombëtare.
Gazeta e njohur amerikane ”The Washington Post” shkruan se ”ulja në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB për vende si Shqipëria është maja e arritjeve të tyre pasi u jep një zë të fortë në çështjet e sigurisë globale”.
“Të fituarit e një vendi në Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë konsiderohet maja e arritjeve për shumë vende, sepse u jep atyre një zë të fortë për çështjet e paqes dhe sigurisë globale duke filluar nga konfliktet në Siri, Jemen, Mali dhe Mianmar dhe deri te kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut dhe Iranit apo nga sulmet nga grupet ekstremiste si Shteti Islamik dhe al-Kaida”, thekson ”The Washigton Post”.
Gazeta e njohur citon gjithashtu ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila e konsideroi votimin ”një mundësi historike për vendin e saj”.
Fraksion.com