Rama i falënderon të gjithë në këtë 30 -vjetor të PS-së, në veçanti Fatos Nanon: ‘E vrava’ por e gjeta prapë të rilindur
Në fillim të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Kryeministri Rama gjeti rastin t’i falënderonte të gjithë për kontributin në PS. Ai e pati një falënderim të veçantë për Fatos Nanon.
“Kjo është ditëlindje e bukur. Kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30 por edhe shijen e veçantë të fitores së arritur për të tretën herë radhazi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar. Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj,. babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku. Faleminderit Megi edhe për fjalët e tua dhe unë e besoj se nga atje lart Bashkimi po na ndjek i buzëqeshur dhe është si asnjëherë më parë krenar për ty. Faleminderit të gjithë atyre që na dhanë mbi 5 milionë e mbi 944 mijë vota në këto 30 vite”, tha Rama.
Fraksion.com