AktualitetPolitikëTë fundit

Basha “i pret kokën mbretit të zi” në festën e ditëlindjes

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha feston sot ditëlindjen e 47-të, një ditë para zgjedhjeve për drejtues në selinë blu.

Ndonëse jo kohë për festime, Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD, të cilët i kanë sjellë një tortë jashtë selisë së PD, për ta uruar dhe i kanë kënduar gjithë këngën e ditëlindjes.

Të rinjtë kanë zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar” që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Basha, i cili është i apasionuar pas shahut. Kreu i PD shihet teksa pret një copë, që qëllon të jetë koka e mbretit të shah.

“Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia pre kokën mbretit të zi”, thotë me batutë Basha, duke falënderuar të rinjtë për surprizën dhe ndoshta duke folur dhe me një mesazh të koduar.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com