AktualitetPolitikëTë fundit

“Kurrë mos thuaj kurrë”; Sali Berisha rikthehet si kryetar i PD?

Sali Berisha mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri, lideri historik i së djathtës shqiptare i pyetur mbrëmjen e sotme nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD dha një përgjigje surprizë “Kurrë, mos thuaj kurrë” duke hapur debatin.

I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshinë edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha ishte akoma më i qartë “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht” tha ai te SyriTv.

Por cfarë e ndryshoi qëndrimin e Berishës?

Pak ditë më parë, ai tha se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-kryeministri hoqi dorë nga ideja dhe tashmë jo vetëm që nga karrigia e deputetit do të vijojë betejën kundër sekretarit amerikan Blinken, që e shpalli “non grata”, por la të hapur rikthimin në krye të PD-së, nga ku u dorëhoq në 2013.

Pjesa ku Sali Berisha flet për rikthimin e mundshëm në krye të PD-së

Keni thënë, Sali Berisha kurrë nuk rikthehet më në funksione drejtuese…

Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.

Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë…

E kam përdor atëherë, e përdor sot prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam rrugë…

Nuk përjashtoni as drejtimin e PD-së në të ardhmen?

Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më, kategorikisht.

 

Fraksion.com