Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg flet me Presidentin ukrainas përpara Samitit të NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bisedoi të enjten (10 qershor 2021) me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përpara Samitit të NATO-s.
Të dy udhëheqësit diskutuan situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës dhe vendosjen e papranueshme ushtarake të Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm riafirmoi mbështetjen e plotë të NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të sigurojë mbështetje të rëndësishme politike dhe praktike për Ukrainën.
Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se udhëheqësit aleatë do të trajtojnë sjelljen agresive të Rusisë dhe mbështetjen e fortë të NATO-s për partnerët në Samitin e ardhshëm. Ai nënvizoi se udhëheqësit aleatë pritet të riafirmojnë angazhimin e tyre në Politikën e Hapur të NATO-s dhe vendimet e marra në Samitin e Bukureshtit.
Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti gjithashtu përpjekjet e Ukrainës për të zbatuar reforma të mëdha, të cilat mbështesin aspiratat e saj Euro-Atlantike. Ai inkurajoi Ukrainën të ecë përpara me reformat thelbësore në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe theksoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në këtë rrugë.
Fraksion.com