AktualitetPolitikëTë fundit

Rama hap Samitin e Krerëve të BP: Shenjë e vullnetit për zbatimin e planit të BE

Kryeministri Edi Rama ka hapur punën e Samitit me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe gjatë fjalës së tij ka falënderuar pjesëmarrësit.

Rama theksoi se pjesëmarrja e tyre në këtë Samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE për BP dhe të tregut të përbashkët rajonal.

Rama: Faleminderit që pranuat ftesën dhe i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë samit të 6 se Ballkanit perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE për BP dhe të tregut të përbashkët rajonal. I jam mirënjohës Komisionerit të BE që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do ta në ndihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post pandemike dhe të punojmë mbi rezistencën social ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona.

 

Fraksion.com