“Meta gati për mandatin e dytë”; Bolino: Ishte dhuratë e Berishës dhe Kryemadhit, po të mos linin mandatet…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shkarkua dje nga kuvendi, me 104 vota pro.
Ishin votat e opozitës parlamentare, që plotësuan numrin e votave të nevojshme (të paktën 94), për shkarkimin e Presidentit. Kujtojmë se pasi deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lanë mandatet e tyre, karriget bosh u plotësuan nga kandidatët e tjerë, që ishin në listat për deputet, nga të dyja partitë.
Gazetari, Carlo Bollino thotë se shkarkimi i Metës ishte pasojë e atij vendimi.
“Nëse Basha dhe Monika nuk do të digjnin mandatet, kjo që ndodhi sot, nuk do të kishte ndodhur. Shkarkimi i Presidentit është efekti i fundit i veprimit të tyre.
Nëse nuk do të dilnin nga parlamenti, sot ndoshta nuk do të shkarkohej Meta, madje do të ishte gati për mandatin e dytë”, thotë Bollino në “Open”.
Tashmë, shkarkimi i Presidentit “është në dorën” e Gjykatës Kushtetuese. Votat e 5 nga 7 anëtarëve kushtetues do të ‘vulosin’ vendimin.
Fraksion.com