AktualitetTë fundit

“Hetues për FBI-në shqiptare”; 210 kandidatë kualifikohen për fazën tjetër

210 kandidatë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit janë kualifikuar për në fazën tjetër pas testimit për aftësitë fizike.

BKH njoftoi se Komisioni i Përzgjedhjes mbylli sot procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

BKH falënderon të gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com