Aksidentoi rëndë kalimtaren, shoferi i mjetit, djali i ish-drejtuesit të Policisë
Zbulohet identiteti i plotë i të riut që aksidentoi sot një vajzë teksa ecte në trotuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se 19-vjeçari që drejtonte mjetin tip ‘Benz’ është Jehon Breçani, djali i Erzen Breçanit, ish-drejtues i lartë policie.
I riu teksa po drejtonte mjet “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar dhe për pasojë përplasi 23-vjeçaren me inicialet Xh.G. Kjo e fundit përfundoi në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Në rrjetin social ‘Facebook’ 19-vjeçari shihet se ka postuar foto me makina luksoze si dhe video duke i dhënë makinës.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com