AktualitetPolitikëTë fundit

Rama mëngjes pune me presidentin Radev në Sofje, diskutime për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

 Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mëngjes pune në Sofje me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Rama informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri).
Kryeministri Rama përmbylli dje vizitën dyditore në Hungari ku diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh në disa fusha si dhe për integrimin europian, ndërsa sot po vijon vizitën zyrtare në Bullgari.
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com