Arrestohet 48-vjeçari në Mallakastër për ndërtim pa leje në tokë shtetërore
Në Mallakastër u arrestua një shtetas, pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.
Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Fraksion.com