AktualitetPolitikëTë fundit

“Urdhri ekzekutiv i Biden”; Yuri Kim: Ndëshkim për personat e përfshirë në korrupsion

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim shkruan se korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA dhe aleatëve të saj.

“Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Fraksion.com