Vritet me armë zjarri një 44-vjeçar në Peqin; Arrestohet autori
Rëndohet bilanci i vrasjeve në vendin tonë në më pak se dy javë! Kësaj here vrasja është regjistruar në Peqin, në fshatin Gjocaj. Viktima është një 44-vjeçar i identifikuar si Ylber Xhahysa, banues në fshatin Pajovë.
“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, jep detajet policia.
Fraksion.com