AktualitetPolitikëTë fundit

Kongresmeni letër DASH për Berishën: Dua informacion të detajuar pse u shpall ‘non grata’ nga SHBA

Kongresmeni Lee Zeldin, pas debatit që pati me sekretarin e Shtetit Blinken, vijon betejën e tij për Sali Berishën.

Ai kërkon informacione nga Departamenti i Shtetit, pse Berisha dhe familjarët e tij u shpallën non grata nga SHBA dhe çfarë procedurash janë ndjekur.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejet SHBA.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, shkruan ai në një letër, që çuditërisht e ka vetëm portali i familjes Berisha.

Kujtojmë që kongresmeni Zeldin për rizgjedhjen e tij, ka mbledhur fonde edhe nga shqiptarët.

 

Fraksion.com