“I kërkoj falje vajzës që i vrara burrin”; Gjykata lë në burg babë e bijë; Dhurata: S’do e lejoja babain ta vriste; Mexhiti: Të më falin nipërit dhe…
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj. Mësohet se Gjykata ka vendosur masën arrest me burg.
Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë sot në seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestuan për vrasjen e Kudret Saliajt.
Me kokën ulur janë shfaqur të dy babë e bijë në kafazin brenda sallës së gjyqit, teksa prisnin të niste seanca ndaj tyre.
Dhurata Saliaj, u vu re teksa fshihte kokën pas supeve të të atit, që mos të fiksohej nga kamerat e pranishme në gjyq.
Nga dëshmia e ish- gruas së Kudret Saliaj, Dhurat Saliajt sot në Gjykatë, mësohet se ajo ka deklaruar se nuk e dinte që babai i saj do kryente vrasjen, pasi në të kundërtën s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.
“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, mësohet të ketë thënë Dhurata në sallën e gjyqit.
Duke i kërkuar ndjesë vajzës së tij, Dhurata Saliajt se i ka vrarë burrin, Mexhit Picari e përjashton atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte patur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.
“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, ka thënë ai.
Fraksion.com