AktualitetTë fundit

Ekzekutoi motrën për 4 mijë euro mobilje, Gjykata e Shkodrës jep vendimin për Fabian Vukën

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur “arrest me burg” për Fabian Vukën, autori i dyshuar për vrasjen e motrës së tij, Diana Vukaj.

Në seancën gjyqësore të drejtuar nga Irida Kacerja, autori i dyshuar nuk ka pranuar të flasë. Fabian Vuka akuzohet për vrasje pasi qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj motrës së tij, të cilën e la të vdekur.

Diana punonte dhe jetonte në Gjermani, ndërsa të premten kishte ardhur në Shqipëri. Denoncimin në polici për zhdukjen e saj e bëri mikesha e Dianës, e cila kishte humbur kontaktet. Gjatë kontrolleve në banesë, ku u gjet e vdekur në krevat Diana Vukaj, u zbulua se ishte ekzekutuar me pistoletë silenciator dhe në ambientet rreth shtëpisë, efektivët gjetën vëllain e dehur.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ajo do të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa ai nuk ishte dakord. “Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori. Ky besohet të jetë motivi që nisi konfliktin në familje, që çoi më pas në ekzekutimin e Diana Vukajt.

Po ashtu, mësohet se para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën. Gjatë kontrolleve, në banesë u gjetën edhe 8 shishe birrë 1l të boshatisura që i ka konsumuar autori, gjë që tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu vrasjen.

 

Fraksion.com