AktualitetRajoniTë fundit

Christian Schmidt njeriu i duhur për Bosnje-Hercegovinën

Politikani i CSU-së, Christian Schmidt u zgjodh Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën, ai duhet të pengojë, që Bosnja të kthehet në top loje të fuqive të mëdha, shprehet paraardhësi Schwarz-Schilling.

“Ndjehem i nderuar dhe do të angazhohem, të punoj ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare për të ardhmen e popullit të Bosnje-Hercegovinës në rrugën drejt Bashkimit Europian.” Më këto fjalë e komentoi Christian Schmidt në portalin e njohur boshnjak, “klix.ba” emërimin e tij si Përfaqësues të Lartë Nërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën në 27 maj 2021.

Me këtë vendim të komisionit vendimmarrës të Këshillit të Implementimit të Paqes, (PIC) për Bosnje-Hercegovinën, politikani me përvojë kristiansociali, Christian Schmidt është përfaqësuesi i dytë që vjen nga Gjermania. Detyra e mbikqyrjes së Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, që i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995) si edhe e implementimit të pjesës politike-civile të marrëveshjes që nga viti 1996 doli shumë më e vështirë se sa mendohej. Përmes bllokadave të vazhdueshme të serbëve boshnjakë dhe kroatëve boshnjakë shteti boshnjak është sot praktikisht i paaftë të funksionojë dhe ka arritur pak progres në drejtim të një demokracie funksionale. Reformat e nevojshme për t’u afruar me BE kanë mbetur në gjysmë të rrugës, në të njëjtën kohë zërat për shkëputje rriten. Etno-nacionalistët e tre grupimeve më të mëdha, serbëve boshnjakë, kroatëve boshnjakë dhe boshnjakëve janë në pushtet që nga përfundimi i luftës dhe frenojnë të gjithë përpjekjet reformuese në vendin e drobitur.

Austriaku, Valentin Inzko në 12 vitet e fundit ushtroi postin e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar për fat të keq me duar të lidhura për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, me pasojë pa ndonjë progres të madh. Christian Schmidt pra nuk ka marrë përsipër një detyrë të lehtë.

DW Interview Valentin InzkoValentin Inzko

Zëra keqdashës

Kandidatura e Christian Schmidt u sulmua që në fillim: Zëra keqdashës në janar 2021 bënë fjalë për një plan sekret mes Gjermanisë dhe Rusisë kundër SHBA; kritikë të tjerë ankoheshin për “veprim të veçuar të Gjermanisë”; disa të tjerë ngrinin zërin, se politikani i CSU, Christian Schmidt ishte shumë i afërt me partinë kroate, HDZ “Bashkësia Demokratike Kroate”. Por të gjitha këto pretendime dolën se ishin thashetheme.

Gjermania, sipas Ministrisë së Jashtme, propozoi një Përfaqësues të Lartë të ri në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe anëtarët e komisionit vendimmarrës së Këshillit për Implementimin e Paqes. Për këtë shkak kjo iniciativë do përshëndetur, pasi ajo bën të qartë, se Gjermania dhe BE interesohen sërish për Bosnje-Hercegovinën. Po ashtu duhet nxjerrë në pah, se përfaqësuesi i ardhshëm i lartë gëzon mbështetjen e SHBA.

Taktika e Rusisë

Rusia për fat të keq nuk luan rol konstruktiv në zgjedhjen e përfaqësuesit të lartë. Përkundrazi, qeveria e Moskës del kundër, dhe kjo është taktika e Moskës prej vitesh. Pas kësaj fshihet një strategji e caktuar, qëllimi i saj është krijimi i destabilitetit në Europë dhe pengimi i anëtarësimit në NATO të vendeve të Ballkanit. Në bashkëpunim me serbët boshnjakë dhe Serbinë kjo strategji nuk është fare pa sukses.

Por këtu duhet vërejtur, se rënia e interesit të BE dhe SHBA për rajonin e Ballkanit Perëndimor në 15 vitet e fundit ia ka bërë të lehtë Rusisë. Moska kërkon prej vitesh mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, (OHR), gjë që do ta forconte krizën në Bosnje dhe do ta rrezikonte ekzistencën e këtij shteti. Prandaj Rusia në përgjithësi nuk pajtohet me emërimin e një përfaqësuesi të lartë të ri dhe kërkon rrugë si të pengojë zënien e këtij posti.

Timeline Zerfall Jugoslawien Alija Izetegovic Franjo Tudjman und Slobodan Milosevic Treffen in Dayton USATre presidentët e atëhershëm pas bisedimeve për Bosnjen në Dejton, presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviç, presidenti kroat, Franjo Tuxhman dhe ai serb, Sllobodan Milosheviç

Jo pozicion i OKB

Christian Schmidt është Përfaqësuesi i parë i Lartë për Bosnje-Hercegovinën që nuk u miratua unanimisht nga komisioni vendimmarrës i Këshillit të Implementimit të Paqes, PIC. Por për shkak se nuk ka një procedurë të përcaktuar qartë për emërimin, Rusia nuk mund të kërkojë për një procedurë të tillë miratimin e Këshillit të Sigurimit. Megjithatë Moska përpiqet ta instrumentalizojë këtë këshill. Rusia mendon që me veton e saj në KS të shfuqizojë vendimin e komisionit vendimmmarrës. Por posti i Përfaqësuesit të Lartë nuk është pozicion i OKB-së, por një post ad-hoc i përshtatur në kuadër të Marrëveshjes së Paqes. Edhe unë personalisht atëherë thjesht pata vetëm vëmendjen e Këshillit të Sigurimit në këtë funksion dhe u përshëndeta, pa nevojën e një rezolute të veçantë. Prandaj emërimi i Christian Schmidt si Përfaqësues i Lartë është i vlefshëm pa nevojën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Jo “legjitimitet i kufizuar”

Edhe Republika Srpska, një nga dy etnitetet e Bosnje-Hercegovinës dhe lideri i saj politik, Milorad Dodik dhe republika fqinje e Serbisë nuk duan ta pranojnë përfaqësuesin e ri të lartë, Christian Schmidt dhe e shohin atë si “jo legjitim”. Por nuk është detyra e tyre të diktojnë këtë zgjedhje. Edhe nëse përfaqësuesi i dikurshëm i lartë, Wolfgang Petritsch shtron pyetjen: “Si do të zgjidhë Christian Schmidt problemin me Rusinë në komisionin vendimmarrës të PIC, si do të zgjidhë ai problemin me Dodikun, a ka ai një plan?” përgjigja është që ai duhet t’i regjistrojë faktet e lartpërmendura dhe të korrigjojë idenë e gabuar për “legjitimitetin e reduktuar” të përfaqësuesit të ri.

Bosnien-Herzegowina Wolfgang Petritsch 2001Ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjen, Wolfgang Petritsch

Bosnje-Hercegovina të mos i lihet vetes

Shkrirja e postit të OHR, (Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën shën.red.) do të ishte e rrezikshme për Bosnjen, sepse ky vend nuk duhet t’i lihet vetes në këtë gjendje. Në vitin 2006 si përfaqësues i lartë kuptova, se politikanët lokalë nuk janë të interesuar për reforma dhe se nevojitet më shumë angazhim i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është sot më urgjente se kurrë. Posaçërisht kur sot ka plane nga qeveri nga vende të BE dhe shtete të Ballkanit për të ndarë përfundimisht këtë vend.

Aktorë të caktuar politikë duket, se e deklarojnë “jolegjitime” çdo gjë që nuk iu përshtatet. Habitem që ish-kolegu im, Petritsch shkon në këtë drejtim. Unë jam i sigurtë, që Bosnja me Christian Schmidt më 1 gusht do të ketë një Përfaqësues të Lartë Ndërkombëtar të aftë, dhe se Gjermania, BE dhe SHBA do t’i japin mbështetjen e nevojshme si ndodhi edhe në komisionin vendimmarrës të PIC më 27 maj 2021.

Christian Schwarz-Schilling Kommentarbild AppChristian Schwarz-Schilling

Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë në vitet 2006/07 Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar dhe i Ngarkuar i BE për Bosnje-Hercegovinën. Nga viti 1982-1992, politikani gjerman i CDU-së ka qenë ministër federal për Postën dhe Telekomunikacionin. Në shenjë proteste për qëndrimin e qeverisë gjermane në luftën e Bosnjes ai dha atëherë dorëheqjen./DW

 

Fraksion.com