AktualitetEkonomiTë fundit

Bonusi i bebes: 15 837 fëmijë përfitues në 5 muajt e parë të vitit

Rreth 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me mbështetjen direkte të Qeverisë, përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, tha Rama.

Kur bebet janë binjakë ata përfitojnë nga 80 000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë  përftojnë nga 120 000 lekë secili.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

 

Fraksion.com