Ballkani Perëndimor mbetet strategjikisht i rëndësishëm për NATO-n
Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për pohimin e dënimit të Ratko Mlladiç
Unë e mirëpres vendimin nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat e Tribunalit për të pohuar dënimin e Ratko Mlladiç. Eshtë e drejtë që ai po mbahet përgjegjës për krimet e tij të egra kundër civilëve, përfshirë vrasjen e mijëra burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenica në 1995.
NATO ndihmoi për t’i dhënë fund dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 dhe për të mbyllur një kapitull të errët dhe të turpshëm në historinë Evropiane. Rajoni mbetet strategjikisht i rëndësishëm për Aleancën tonë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke promovuar paqen dhe pajtimin.
Fraksion.com