AktualitetTë fundit

Vrasja në Ksamil: Autorët e pritën përpara shtëpisë; Viktima ishte pronar i një lokali dhe ..

Detaje të reja zbulohen nga vrasja në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45.

Mësohet se viktima Gramoz Mema ka qenë prej disa vitesh emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën, ndërsa ishte i pamartuar.

Në Sarandë e Ksmail Mema njihej si person i qetë dhe pa probleme. Ai ishte pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik. Thuhet që përveç shtëpisë në Ksamil viktima ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë.

Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.

Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo nëse e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det.

E gjithë ngjarja është fiksua nga kamerat e një hoteli përballë banesës  në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku të përfshirë në atentat dyshohet se kanë qenë katër personaa.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Sarandës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Ndërsa policia është duke hetuar për rastin dhe nuk ka dalë ende me ndonjë konkluzion për shkakun dhe autorët.

 

Fraksion.com