Sot burri vrau gruan me sëpatë në Librazhd dhe më pas vetëvaret në pemë (fëmijët i gjejnë të pajetë)
Krimi në familje çoi në një tragjedi të dyfishtë pasditen e kësaj të hëne.
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, Qemal Bici rreth 56 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53 vjeçe në banesën e tyre.
Menjëherë pas aktit të rëndë autori ka varur veten në një pemë.
Mësohet se Qemali ka qenë person problematik përsa i përket alkoolit dhe shpenzimit të parave. Madje ka pasur edhe kallëzim në polici nga bashkëshortja e tij, të cilën thuhet se e dhunonte shpesh.
Çifti ka 4 fëmijë: një vajze në Angli, një djalë në Greqi, djalin tjetër në Tiranë dhe një fëmijë më të vogël.
Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas fëmijët kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema.
Fraksion.com