Life StyleTë fundit

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.

Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor e cila peshonte pak më shumë se 3 kilogramë.

Emri i saj i parë, Lilibet, vjen nga nofka me të cilën njihej gjatë fëmijërisë Mbretëresha Elizabeth II. Emri i saj i dytë është në nderim të gjyshes së saj dhe mamasë së Harry-it, Diana. Foshnja është e teta në radhë për fronin britanik. Në njoftimin e lindjes nuk kishte foto të bebes apo të prindërve të saj.

Shtimi i familjes me beben e dytë vjen disa muaj pas intervistës shpërthyese të Harry-it dhe Meghan-it me personalitetin televiziv Oprah Winfrey në muajin mars.

Në intervistë çifti përshkroi biseda të dhimbshme në lidhje me ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre të parë, duke humbur mbrojtjen e oborrit dhe presionin e thellë që e bëri Meghan-in të mendonte vetvrasjen, siç u shpreh ajo. Pallati mbretëror tha se akuzat për racizëm ishin “shqetësuese” duke shtuar se çështja do të shqyrtohej në rrugë private.

Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle u martuan në kështjellën Windsor në maj 2018. Djali i tyre Archie lindi një vit më vonë.

Në fillim të vitit 2020, Meghan dhe Harry njoftuan se po hiqnin dorë nga detyrat e monarkisë dhe po vendoseshin në Amerikën e Veriut, duke fajësuar ato që ata thanë se ishin ndërhyrje të padurueshme dhe qëndrime raciste të mediave britanike. Ata jetojnë në qytetin bregdetar Montecito të Kalifornisë dhe kohët e fundit blenë një shtëpi në qarkun Santa Barbara.

 

Fraksion.com