Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 7-13 qershor 202

Ky është horoskopi javor  nga data  7 deri në 13 qershor 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndein dhe dashurinë  për secilën shenjë

Dashi

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Demi

Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Sipas Dritare.net, ne punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Binjakët

Edhe pse do ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen. Ju të dashuruarit do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Gaforrja

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Luani

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë pas datës 16 Hëna do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Do kaloni edhe më shumë kohë më partnerin ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do mbylleni shpesh në vetvete dhe as që do ju shkojë ndërmend krijimi i një lidhjeje. Fatmirësisht që miqtë dhe familjaret do i keni pranë. Financat duhet t’i menaxhoni me diplomaci dhe kujdes në mënyrë që të mos keni probleme. Shëndeti fatmirësisht do jetë më i mirë se disa kohë më parë dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Në punë do dini si të ecni në rrugën e duhur dhe pak nga pak do arrini qëllimin final. Do jeni krenare për veten dhe do merrni shpërblime.

Virgjëresha

Hëna do sjelle forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni më realiste ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni edhe disa probleme që keni pasur. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi që e ka tashme një lidhje dhe do mundoheni ta ndani atë pa u menduar gjatë. Kujdes sepse do i hapni telashe vetes. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Do jeni në forme të shkëlqyer në çdo moment. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do filloni projekte të reja nga të cilat do merrni përfitime të shumta. Do kuptoni edhe disa gjëra të reja që nuk i dinit për veten.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do ju ndriçohet çdo gjë dhe do e shihni realitetin ashtu si është. Nëse keni një lidhje më në fund do afroheni me partnerin tuaj falë disa projekteve të përbashkëta që do nisni. Keni për ta parë që kur bëheni bashkë jeni një skuadër e pathyeshme. Nëse jeni beqarët do realizojnë takime të reja në disa mbrëmje ku do jeni të ftuar. Ndonjëherë gjërat që rrjedhin natyrshëm janë ato më të bukurat e më të veçantat. Sipas Dritare.net, në planin financiar do reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do bëjë që të mos keni tronditje. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Ditët e para do keni shqetësime nga barku dhe nga shpina. Në punë mos ecni kuturu, por ua vini njëherë veshin kolegëve të vjetër. Disa mund t’iu japin këshilla me vlerë.

Akrepi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndetin nuk duhet ta lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Shigjetari

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Bricjapi

Kjo javë do jetë e magjishme dhe e mbushur me risi. Çdo çast do jetë i përkryer. Në jetën tuaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjatë kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve të fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju bëjë surpriza dhe propozime për diçka më serioze. Nëse jeni grindur do vendosni të qëndroni pak kohë larg. Ju beqarët nuk duhet të pranoni asnjë ftese sepse do lëndoheni. Në planin financiar është momenti të këshilloheni me specialistë që të mos keni të papritura. Shëndeti do jetë disa ditë i mirë e disa ditë jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Në punë do jeni ambiciozë dhe të arsyeshëm. Gjithçka do ju ecë më mirë nga më parë.

Ujori

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Peshqit

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

 

Fraksion.com