AktualitetTë fundit

Grabitjen me dhunë te karburanti e bëri vetë menaxheri, kishte borxhe në kumar

Policia në Durrës doli sot me një version të ri të ngjarjes së djeshme në superstradën që të çon në Tiranë, pranë fshatit Fllakë, ku u raportua grabitja me dhunë e një pike karburanti.

Grabitja me maska dje te karburant ‘Krasniqi’, u bë nga menaxheri për të larë borxhet në kumar.

Ai kishte humbur paratë duke luajtur lojëra fati dhe kishte simuluar ngjarjen me qëllim justifikimin  e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore, njofton policia. Përveç Farrukut, është arrestuar edhe pronari i lokalit Arsid Haxhija, 22 vjeç, që organizonte lotari të palejuara.

Nga hetimet e kryera dhe mbledhja e të gjitha provave procedurale është konstatuar se në momentin e vjedhjes një person i maskuar ka zbritur nga një mjet dhe i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore Farrukut.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se 23-vjeçari për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi.  Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi, e ka luajtur në lotari të palejuara në lokalin e Arsid Haxhijës.

Menaxheri i firmës, dyshohet se e ka organizuar vjedhjen për të larë  borxhet që ka pasur në loto. Nga ana e grupit hetimor vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” në ngarkim të Gert Farrukut dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit Arsid Haxhija.

 

Fraksion.com