AktualitetBota+Të fundit

Laurence des Cars; Një grua në krye të muzeut të Luvrit

Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një ndër muzetë më të famshëm në botë do të drejtohet nga një grua: 54-vjeçarja Laurence des Cars.

aurence des Cars, e cila është momentalisht presidente e muzeve Musée d’Orsay dhe Musée de l’Orangerie, u emërua në këtë pozicion nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Luvrin që nga hapja e tij në vitin 1793. Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore franceze jo vetëm në Francë.

Louvre 2030

Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë – ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull “Louvre 2030”.

Paris Glaspyramide Innenhof des Louvre

Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheqë veçanërisht vizitorë të rinj në muze. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet “plotësisht bashkëkohor”.

Tërheqës për vizitorë të rinj

Laurence des Cars, me profesion historiane arti, e specializuar për artin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, tha pas emërimit: “Ne duhet të hapemi kundrejt botës së sotme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të flasim për të kaluarën tonë.”

Thyeje traditash

Laurence des Cars zëvendëson Jean-Luc Martinez, i cili drejtoi muzeun e Luvrit për tetë vite me radhë. Edhe Jean-Luc Martinez, i cili u emërua si drejtor në vitin 2013, shënoi një pikë kthese në historinë e këtij muzeu.

Frankreich Paris Louvre MuseumJean-Luc Martinez

Jean-Luc Martinez me profesion arkeolog, ishte i pari person me origjinë nga klasa punëtore që u bë drejtor i këtij muzeu, i cili deri në atë kohë qe drejtuar vetëm nga historianë arti me origjinë nga shtesat e larta./DW

 

Fraksion.com