AktualitetRajoniTë fundit

Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në një kontejner në Itali, ishte nisur nga Ekuadori

Mbi 1 ton kokainë  është sekuestruar në një kontejner  në Itali  që ishte nisur nga Ekuadori.

Agjentët e Guardia di Finanza dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve kanë identifikuar sasinë e drogës në një kontejner me banane në portin e Gioia Tauro. Substanca narkotike, për një total prej 1,126 kg, u identifikua përmes një kontrolli të ushtruar në mbi 2100 kontejnerë që vinin nga kontinenti i Amerikës së Jugut.

‘Ansa’ shkruan se zbulimi i kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar. Po ashtu mësohet se kokaina ishte e një cilësie shumë të pastër, ndërsa nëse do të dilte për shitje në treg do të kapte shifrën e rreth 225 milionë eurove. Mes të tjerash mësohet se kontejneri kishte si destinacion një port në Turqi.

 

Fraksion.com