Rama publikon foton nga avioni në kthim nga Ankaraja: Mbi lagjen e re Rilindja
Kryeministri Edi Rama përmbylli sot vizitën dyditore në Ankara, gjatë së cilës u finalizuan edhe projekte të rëndësishme bashkëpunimi në disa fusha.
Në kthim nga Ankaraja, Kryeministri Rama publikoi foton nga avioni të lagjes Rilindja në Fushë-Krujë, e cila po merr tashmë formë dita-ditës.
“Nga Ankaraja mbi lagjen Rilindja në Fushë-Krujë për Tiranë”, tha Rama, ndërsa publikoi foton.
Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.
Një prej këtyre lagjeve që tashmë ka marrë formë është ajo “Rilindja” në Fushë-Krujë, ku puna vijon pa pushim për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.
Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale. Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.
Fraksion.com