“Pranoj fajësinë gazetari në Bjellorusi”; Protasevich i përlotur: Lukashenko po bënte gjënë e duhur
Në intervistën e transmetuar të enjten në mbrëmje, Z. Protasevich pranoi përpjekjen për të rrëzuar Aleksandër Lukashenko dhe tha se ai po fliste me kanalin televiziv me zgjedhje. Ai tha se e kishte kritikuar presidentin Lukashenko shumë por “filloi të kuptojë se ai po bënte gjënë e duhur dhe unë me siguri e respektoj atë”.
Në fund të intervistës, ai shpërtheu në lot dhe tha se shpresonte një ditë të martohej dhe të kishte fëmijë.
“Unë kam rimenduar shumë gjëra për veten time. Nuk dua kurrë të përfshihem më në politikë, në ndonjë lojë të ndyrë dhe përballje përsëri. Unë shpresoj që të mund të korrigjoj gjithçka dhe të bëj një jetë të zakonshme paqësore, të kem një familje dhe një fëmijë”, tha ai.
Babai i gazetarit i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e dhimbshme të shikonte të birin, duke dhënë atë intervistë.
Deklaratat e tij të djeshme, në të cilat pranon fajësinë dhe mbështet regjimin e diktatorit Lukashenko kanë shokuar, familjarët, dashamirësit dhe mbështetësit të cilët refuzojnë të besojnë se ato kanë qenë fjalë të deklaruara në vullnetin e tij të lirë.
“Unë e njoh djalin tim shumë mirë dhe besoj se ai kurrë nuk do të thoshte gjëra të tilla. Ata e detyruan të thoshte atë që ata donin” tha ai. Intervista e së enjtes ishte paraqitja e tretë e Protasevich në televizionin shtetëror që kur u arrestua. Në një intervistë, ai tha se nuk kishte dobi nga opozita që bënte thirrje për protesta të mëtejshme në rrugë.
Kjo nuk është hera e parë që Protasevich flet nga burgu, pasi 2 ditë pas arrestimit të tij ka dal me një deklaratë për mediat.
Fraksion.com