Gjykatësi hetues libanez: Brenda 2 muajve do të sqarohet shkaku i shpërthimit në Portin e Bejrutit
Gjykatësi Tariq al-Bitar, i cili është përgjegjës për hetimin e shpërthimit që ndodhi në Portin e Bejrutit më 4 gusht të vitit 2020, deklaroi se shkaku i shpërthimit do të sqarohet brenda dy muajve.
Bitar informoi anëtarët e shtypit rreth hetimit në zyrën e tij në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Duke vënë në dukje se hetimi teknik është afër fundit dhe se të dyshuarit do të dëgjohen për disa javë, Bitar deklaroi se shkaku i shpërthimit do të sqarohet përfundimisht brenda dy muajsh.
Bitar deklaroi se hetimi aktualisht përqendrohet në tri mundësi që mund të kenë shkaktuar zjarrin dhe shpërthimin pasues: “Puna e saldimit në derën e depos numër 12, një akt i qëllimshëm terrorist në port ose shënjestrimi i portit me raketë ajrore”.
Bitar shtoi se shtatë emra të rinj janë shtuar në listën e dëshmitarëve dhe se këta janë punëtorë të siloseve të grurit që ishin në port gjatë shpërthimit, por mbijetuan.
Ndryshe, shpërthimi i fuqishëm i 4 gushtit në Portin e Bejrutit, i cili ndodhi nga një depo ku kishte lëndë shpërthyese, shkaktoi vdekjen e mbi 190 personave, kurse më shumë se 6.000 të tjerë u lënduan.
Më 14 nëntor të vitit 2020, organet libaneze të drejtësisë lëshuan urdhra arresti për 28 persona. Si rezultat i hetimeve, gjashtë nga të arrestuarit u liruan më 15 prill./AA
Fraksion.com