Franca nuk kërkon testin PCR për mbërritjet nga Europa
Qytetarët europianë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit do të jenë në gjendje të rikthehen në Francë, pa pasur nevojë të bëjnë një test PCR, deklaroi Ministria franceze e Transportit.
”Rregulloret do të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme”, deklaroi ministria në Twitter.
Udhëtarët që hyjnë në Francë aktualisht duhet të kenë një rezultat negativ PCR të testit jo më të vjetër se 72 orë.
Franca ishte një nga vendet më të prekura nga pandemia, por shkalla e incidencës shtatëditore për 100 000 banorë ka rënë ndjeshëm kohët e fundit.
Rregullat e reja të udhëtimit zbatohen vetëm për ata që janë vaksinuar plotësisht kundër virusit, që do të thotë se udhëtarët duhet të kenë marrë dozën e dytë të vaksinës BioNTech/Pfizer, AstraZeneca ose Moderna të paktën dy javë më parë.
Njerëzit e vaksinuar me vaksinën Johnson & Johnson mund të hyjnë në Francë pas katër javësh pa pasur nevojë të paraqesin një rezultat negativ të testit PCR.
Fraksion.com