“Baba, baba”, djali i mitur i viktimës përjeton tmerrin pasi gjyshi i qëllon të atin para syve
Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti i vdekur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes.
Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.
Sipas dëshmitarëve, pas krimit, djali bërtiste me të madhe “baba baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë.
Atje ai është pritur nga njëra prej punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.
Fraksion.com