Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë: Gjendet në Lushnjë një “Benz”, me uniformë policie brenda tij
Një automjet tip Mercedes Benz është gjetur në Lushnje disa orë pas atentatit të Edison Begaj në fshatin Kaninë pranë banesës së tij.
Makina është gjetur në një kanal e braktisur dhe brenda saj është gjetur një uniformë policie , si ajo e përdorur në atentatit ndaj 39 vjecarit.
Për këtë arsye, makina është lidhur me ngjarjen e Vlorës dhe automjeti tip Mercedes Benz E-class ngjyrë blu, është transportuar për në komisariatin e Vlorës, në kuadër të hetimeve për atë ngjarje.
Pista kryesore e hetimit për atentatin ndaj Begajt është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.
Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë, por që është mbyllur me plagosje jo të rëndë.
Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.
Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte subjekt i OFL, pasi më parë rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh.
Fraksion.com