AktualitetPolitikëTë fundit

‘PD injoron ftesën e PS për bashkëpunim”; Duma: Nuk kemi nevojë për diversion!

Deputetja e zgjedhur e PD, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Grida Duma e ftuar në emisionin “Top Talk” ka injoruar ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’ia dhënë të drejtën e zgjedhjes së Presidentit opozitës.

Duma tha se mënyra se si Rama e shtrin dorën është diversion dhe nuk mund të ketë bashkëpunim me të nëse gjykatat nuk fillojnë të veprojnë për krimet elektorale.

Rama thotë që mund ta ketë opozita Presidentin, e pranon këtë ofertë politike?

Duma: Çdo element që t’i e quan pazar unë e përjashtoj. Për mua Presidentin le ta zgjedhin me referendum popullor dhe gjithçka që bën Rama, mënyra se si e shtrin dorën është diversion dhe personalisht jam e qartë që në rast se do të ndryshojë dhe të kthehet në njeri institucionesh ky individ duhet të tregojë që gjykatat duhet të veprojnë sa i përket krimit elektoral.

 

Fraksion.com